Brezi i bandave kulturore

Keni parë, s’keni parë, sot bandat kulturore bëjnë pazarë, për të dalë të parë me dallavere për karrierë janë të lidhur me parti e pushtet, e asesi për kulturë e art të kristaltë. Keni parë, s’keni parë, brezi i bandave kulturore po na bëhen elitarë, jo me kulturë e art, po me shpirt e mentalitet ruralë. Shpirtfshatarët lokal na bëhen qytetarë e shesin dushk për art urban, modern e postmodern.

Keni dëgjuar, s’keni ndëgjuar, kush udhëheq letërsinë, rrethëpërqarkët e “Kalasë” (Tvrđava) me intelektin e katundarisë, elitistëve të qytetarisë u shesin po*dha artistike shpirtrave të shenjtë poetike. Deri dje me kuaj e gomerë, sot me kritikë e art, me tituj diturishë të rrejshme për të shitur jashtëqitje fendash letërsisë. Për çudi, miqtë e mi, i gjithë arti e poezia na del nga fshatarësia e malësia, e aspak nga qytetaria e urbania. Keni lexuar, s’keni lexuar, artin e fshehtë, origjinal të mbrendshëm, sekret e univerzal e kanë okupuar bijtë e njëmendësisë klanore interesash materiale e autoritative. Se dinë të gjorët, bandët, se arti, poezia, proza, poeti, artisti është vetëmëvete sakrificë vuajtjesh, dhimbjesh, pikëllimesh, gëzimesh e dashurishë që fare s’kanë të bëjnë klanet e pista me horizonte të ngushta shoqërishë e bëqejfesh ndaj njëri tjetrit. Origjina e grupeve klanore kulturore rrjedhën e kanë nga klanet rurale fshatareske.

Arti i do motivet dhe frymëzimet që vijnë nga fshati, por jo bandat kulturore me shpirt e mentalitet fshataresk. Artistët me mentalitete të ngushta, të cekta e të varfëra krijojnë klane, sepse ata e ndiejnë veten të humbur e të dobët pa këto grupe rurale, grupore, arti, poezia se do grupin, po mbretërinë e vetmisë, prandaj dhe poetët e vërtetë janë të vetmuar, të pazëshëm jashtë klaneve të pista kulturore, arsimore, politike. Çdo njeri i rëndomtë e normal e di se klanet e kanë kuptimin e njerëzve të lidhur fuqishëm me pushtetin, e para popullatës shihen si persona të dyshimtë, bashkëpunëtor të artit të shitur me para, emër e karrierë të përkohëshme klanore. Po  dhe një pyetje, ju lutem e mirëkuptuar nga ju, miqtë e mi, si është e mundur që të gjithë poetët, artistēt, intelektualët, politikanët në R. e Maqedonisë kanë lindur nëpër fshatra, e asnjë i lindur nga ndonjë qytet, mos ndoshta ky është shkaku i bandave të pista kulturore, shoqërore e politike?

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button