Mbi 200 migrantë e kanë humbur jetën në Detin Mesdhe nga fillimi i vitit

Të paktën 219 persona e kanë humbur jetën, duke tentuar të arrijnë deri në Evropë përmes Detit Mesdhe në javët e para të vitit 2017, kumtoi Organizata ndërkombëtare për emigrim (ONM), lajmëron DPA.

Organizata e hulumton informacionin për emigrantët e mbytur gjatë fundjavës, që mund ta rritë numrin për edhe rreth 200 të vdekur.

Njëqind e tetëdhjetë persona tani për tani llogariten të zhdukur në anijethyerjen afër brigjeve të Libisë në ditën e shtunë, sipas katër udhëtarëve të mbijetuar.

Të dhënat nga ONM-ja tregojnë se 2.876 emigrantë kanë arritur në Evropë përmes detit në periudhën nga 1 deri më 15 janar në krahasim me 23.664 në dy javët e para të janarit të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button