Amerikania, e cila e akuzoi Trampin për shqetësim seksual, ka ngritur kundër tij padi për shpifje

Amerikania, Samer Zervos, e cila e ka akuzuar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp për shqetësim seksual, sot ka ngritur  padi për shpifje kundër tij.

Zarvos, ish-pjesëmarrëse në shoun real “Praktikant” për herë të parë drejtoi akuza ndaj Donald Trampit para rreth dy muajve. Në tetor vitin e kaluar ajo e akuzoi manjatin për kontakte të padëshirueshme seksuale në vitin 2007, kur është takuar me të që të bisedojnë për mundësinë që ta punësojë.

Trampi kategorikisht i ka hedhur poshtë pohimet dhe e ka quajtur gënjeshtare dhe gjahtare të famës.

Zarvos tani deklaron se do ta tërheqë padinë për shpifje, po qe se Trampi i tërheq fjalët dhe pranon se incidenti ka ndodhur. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button