SHBA, Obama fal analistin e ushtrisë që ndërroi edhe gjini

Presidenti amerikan Barack Obama i fali pjesën më të madhe të dënimit me burg Chelsea Manning, analistit të ushtrisë që u dënua për rrjedhjen masive të informacioneve në vitin 2010, që ekspozuan aktivitetet ushtarake dhe diplomatike amerikane në botë. Duke bërë që “Wikileaks”, marrësin dhe publikuesin e tyre, të famshëm, transmeton Top Channel.

Manning, i lindur si mashkull me emrin Bradley, pasi u dënua me 35 vite burg, ndërroi gjininë dhe tashmë Obama e shpëton nga një e ardhme e pasigurt si një femër transgjinore në një burg burrash.

Sipas faljes së Barack Obamës, Manning do të lirohet për 5 muaj, më 17 maj të këtij viti, dhe jo në vitin 2045. Manning ka kryer deri tani thuajse 7 vite burg dhe dënimi i tij ishte më i gjati i dhënë ndonjëherë për rrjedhje informacioni.

Mediet amerikane shkruajnë se lirimi i Manning lehtëson edhe Departamentin e Mbrojtjes nga burgosja e saj. Në kontradiktë me këtë falje, presidenti duket se nuk ka konsideruar lëshime për Edward Snowden, analistin e NSA-së që bëri të njëjtën gjë si Manning, por ia mbathi në Rusi për t’i shpëtuar drejtësisë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Manning u gjykua dhe u burgos në SHBA, duke kaluar proceset ligjore. Ndërsa Snoëden ia mbathi për t’u mbrojtur në krahët e një kundërshtari, që së fundmi bëri përpjekje për të dëmtuar besimin te demokracia amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button