Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës. Në juglindje do të ketë reshje të shiut dhe borës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri një gradë, ndërsa e ditës prej minus një deri në katër gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të borës. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus tre, ndërsa e ditës do të rritet deri zero gradë Celsius.

Në dy ditët e ardhshme reshjet do të jenë më të mëdha, veçanërisht prej nesër pasdite deri të enjten paradite. Shtresa e borës gjithkund dukshëm do të rritet, në disa vende për 20 deri 30 cm. Më shumë reshje do të ketë në jug të vendit ku në disa vende priten edhe mbi 40 cm borë. Të enjten, rreth mesditës duke filluar nga perëndimi reshjet gradualisht do të ndalen.

Në luginën e Shkupit reshje më të mëdha do të ketë nga fundi i ditës dhe natën drejt së enjtes, ndërsa shtresa e borës pritet të rritet për rreth 20 cm.

Stabilizim të motit do të ketë të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button