Australian Open, Djokoviq vazhdon rrugëtimin drejt raundit të dytë

Tenisti numër 2 në botë në kategorinë single për meshkuj Novak Djokoviq është kualifikuar në raundin e dytë të turneut të parë grand slam të stinorit, Australia Open, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në sete tenistin numër 40 në botë Fernando Verdasco, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e raundit të parë në kategorinë single për meshkuj në turneun që mbahet në Melburn të Australisë, serbi Djokoviq, i cili deri më tani në këtë turne ka arritur të fitojë gjashtë kampionate, është përballur me spanjollin Fernando Verdasco, i cili në vitin 2009 kishte arritur deri në gjysmë finale.

Djokoviq vazhdoi rrugëtimin drejt raundit të dytë në kampionat duke e mposhtur kundërshtarin e tij me rezultat 3-0 në sete, 6-1, 7-6 dhe 6-2.

Nga ana tjetër, tenisti numër 6 në botë Gael Monflis ka mposhtur tenistin Jiri Vesely me rezultat 3-0 (6-2, 6-3, 6-2), kurse i teti në rank listë Dominici Thiem doli fitues ndaj Lennard Struff me rezultat 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-3) duke siguruar kështu vizën për raundin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button