Ndalesë për automjete transportuese në Pletvar, komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Në aksin rrugor Kavadar-Prilep përmes qafës malore Pletvar prej orës 18:30 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese, njoftoi Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Në rrugët tjera komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa mbetje të borës ka nëpër rrugë.

Të reshura të dëborës së dobët ka në Tetovë, Kodrën e Diellit, Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Resnjë, Makedonski Brod, Gjavatë, Pletvar, Shtip, Pavleshenc, Negotinë, Demir Kapi, Udovë dhe Kulla, ndërsa shi i dobët bie në Saramzalinë, Koçan, Veles dhe Gjevgjeli.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset e kalueshme rrugore. Apelohet shoferët të vozisin me kujdes dhe ta përshtatin shpejtësinë ndaj kushteve në rrugë./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button