Thaçi: Përgjigjeve të Serbisë për luftë duhet t’i përgjigjemi me paqe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në një takim ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshën Catherine Ashton. Pas takimit, presidenti Thaçi dekoroi baroneshën Ashton edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për përafrimin e Kosovës me BE-në, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për media, presidenti Thaçi falenderoi baroneshën për kontributin dhe rolin historik të saj në arritjen e marrëveshjes së paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe për afrimin e Kosovës në familjen Evropiane.

“Ai vizion evropian në rajonin tonë do të ngadhnjejë, pavarësisht tensioneve të përkohshme dhe artificiale që mund të krijohen. E ardhmja e Kosovës dhe e Ballkanit perëndimor është një e ardhmje euro-atlantike që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së, ku roli dhe kontributi juaj është madhor dhe historik”, u shpreh Thaçi.

Presidenti shtoi se do të vazhdojnë ta ndërtojnë demokracinë, ta zhvillojnë vendin dhe Kosovën e re, si atdhe i të gjithë qytetarëve të saj në bashkëpunim me të gjithë fqinjët.

Ndërsa baronesha Ashton tha se ndjehet e priviligjuar që ndodhet në Kosovë, si dhe falenderoi presidentin Thaçi për nderimin me medalje. Ajo vlerësoi punën e presidentit Thaçi, siç tha ajo, për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Z. President ne kemi dashur t’i zgjidhim disa çështje praktike, që njerëzit ta kuptojnë vlerën dhe fuqinë e bisedimeve. Unë uroj të gjitha të mirat në procesin e dialogut”, tha baronesha Ashton.

Ashton nuk pranoi të komentojë çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel mbi dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për ngjarjet aktuale në vend, pasi që siç theksoi ajo, nuk është në atë pozitë për të komentuar këto ngjarje.

Nga ana tjetër, në pyetjet e gazetarëve presidenti Thaçi foli edhe për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku shprehu se shumica e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut janë të implementuara, por shtoi se në disa prej tyre ka ngecje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button