Hapni sytë: Shenja se ai nuk është për ju

Që të mos përfundoni me zemër të thyer, mësoni si t’i vëreni shenjat të cilat ju tregojnë qartë se ai nuk është për ju. Nëse dyshoni se a është për lidhje serioze partneri juaj ose jo, hapni sytë dhe shihni shenjat rreth jush:

Kur keni nevojë për të, ai nuk është këtu
Ai asnjëherë nuk ka kohë për ju, ndërsa kur është fjala për arsyetime ai është një gjeni i vërtetë. Atij i duhet hapësirë për të bërë për vete edhe vajza të tjera, prandaj mendoni mirë se çfarë jeni duke bërë me këtë djalë!

Nuk njihni asnjë nga shokët e tij
Nëse nuk ju ka njohtuar me asnjë nga shokët e tij, atëherë ai nuk dëshiron që ju të jeni pjesë e jetës së tij. Pyesni veten se a e dinë shokët e tij se ju ekzistoni.

Telefoni i tij është një enigmë
Kur është me ju, telefoni i tij është i fikur, ndërsa kur ndodh që dikush t’i paraqitet largohet në anën tjetër dhe asnjëherë nuk flet para juve.

Flirton me gjithkënd
Kudo që të jeni ai kthehet pas femrave të tjera dhe gjithmonë është shumë i sjellshëm me vajzat në tavolinën tjetër, ndërsa ju keni ndjesinë se nuk jeni e mjaftueshme për të.

Njohtimi me prindërit
Secila lidhje kalon nëpër faza të ndryshme, ndërsa njëra prej tyre është njohtimi me prindërit. Nëse ai arsyetohet se si prindërit e tij nuk kanë kohë, atëherë kjo është një shenjë e qartë se ai nuk dëshiron lidhje serioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button