Yildirim: zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë në Turqi

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në axhendën e qeverisë, deklaroi të martën kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim , raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për gazetarët në prag të takimit të Bordit Ekzekutiv të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) i cili po mbahet sot në Ankara, Yildirim tha se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në afatin e rregullt, në vitin 2019.

“Nuk ka nevojë të krijohen paqartësi lidhur me stabilitetin e shtetit duke krijuar çështje për zgjedhje eventuale të parakohshme”, tha kreu i qeverisë duke iu referuar një deklarate të bërë nga një deputet më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button