10 sekretet që ju fshehin dentistët

Me zyrat plot gjilpëra dhe punonjës të veshur me maska, nuk është çudi kur mendon se të shkuarit te dentisti është diçka e frikshme. Por pavarësisht se sa i frikshëm dentisti mund të jetë, ai kujdeset për të mbajtur shëndetin tonë oral në mënyrën më optimale të mundshme, shkruan bota.al, përcjell Portalb.mk.

Por cilat janë disa nga sekretet që fshihen në zyrën e një dentisti:

1 – Ka një arsye të mirë pse ata ju bëjnë pyetje kur ju nuk mund të flisni

Ky është një mekanizëm për shkëputjen e vëmendjes që dentistët përdorin shpesh tek pacientë e tyre. Shpesh ata fillojnë të tregojnë histori apo të bëjnë biseda të ndryshme për të shkëputur vëmendjen nga mjetet e frikshme që ai përdor.

2 – Dentistët jo gjithnjë ju shohin

Arsyeja që një dentist ka afër vetes një asistent/e gjatë një procedure nuk do të thotë se ka shumë punë dhe e përdor atë për t’i dhënë mjetet. Ata veshin një lupë për zmadhimin e dhëmbëve dhe duke qenë i përqendruar tek lupa jo gjithnjë arrijnë të shohin shprehitë e fytyrës së pacientit  të tyre.

3 – Dentistët mund të vuajnë nga dhimbjet e shpinës apo qafës

Edhe pse në ankth të madh, pacientët mund të relaksohen në poltrona të shtrenjtë e të rehatshëm, ndërkohë që marrin trajtimin. Dentistët dhe ndihmësit janë një tjetër histori. Ata shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës në pozicione aspak të rehatshme për t’iu përshtatur gojës së pacientit, e sidomos kur ata janë fëmijë. Qëndrimi i tyre mund t’i shkaktojë probleme.

4 –  Disa pacientë vështirë se i nënshtrohen procesit të mpirjes

Dentistët e kanë të vështirë që t’i bëjnë pacientët e tyre të ndjehen sa më rehat, pasi secili ka problemet e veta. Anestezia lokale që përdoret për të mpirë gojën para një procedure është e vështirë dhe jo gjithnjë e aplikueshme tek të gjithë. Ndonjëherë dentistëve u duhet të injektojnë shiringë për qetësimin e sistemit nervor në gojë

5 – Është një profesion i vështirë dhe i shtrenjtë për t’u bërë pjesë

Mos mendoni se ka një numër të madh njerëzish që kanë dëshirë të mbulojnë duart e tyre me pështymat e njerëzve gjatë gjithë ditës. Stomatologjia është një industri konkurruese gjithashtu. Praktikat dentare janë tepër të shtrenjta.

6 – Akuariumet në klinika dentare janë më shumë se sa thjesht një dekorim

Nëse keni qenë në klinika dentare të shumta gjatë jetës suaj, ju e dini se një nga objektet që keni parë më shpesh në to kanë qenë akuariumet në dhomat e pritjes. Akuariumi shërben si një qetësim stresi për pacientët që ndodhen në dhomën e pritjes. Tingulli i ujit dhe figura e peshqve që lëvizin në të është tepër relaksues dhe shërben për t’i hequr pacientëve ankthin.

7 – Aroma e klinikave dentare e ka një burim

Aroma karakteristike që ndjehet në çdo klinike dentare vjen si pasojë e një grumbulli dorezash gome dhe xhelit fluorid të përdorur për pastrim. Kur ndodhesh gjithë ditën në një ambient të tillë nuk të bën më përshtypje.

8 – Dentistët ju fshehin mjetet

Ata i fshehin mjetet e tyre dhe këtë gjë e bëjnë për të mirën tuaj. Një shumëllojshmëri mjetesh dhe instrumentesh të përdorura gjatë trajtimit mbahen mbrapa kurrizit të dentistit për të qetësuar ankthin e pacientit. Sepse nëse ai e shikon veglën që do të punojë në dhëmbin e tij do të frikësohet më shumë.

9 – 9 nga 10 dentistë nuk pajtohen me asgjë

Është me të vërtetë e vështirë të gjesh një konsensus me dentistët. Thonë se nëse i tregon 10 dentistëve të njëjtën grafi, do të marrësh 10 shpjegime të ndryshme. Dhe nuk ka të bëjë aspak me nëse është e vërtetë apo e gabuar. Por varet nga sa agresiv është një dentist është dhe secili e shpjegon sipas mënyrës së vet, pasi kërkon që ti të jesh klient i tij.

10 – Ekziston një moment optimal i ditës për një takim

Ndërsa ju nuk jeni asnjëherë në humor për të shkuar tek dentisti, ka disa momente që janë më të mira se sa të tjerat për t’u vizituar. Puna më e mirë bëhet në mëngjes, pas vizitës së pacientit të parë. Pacienti i parë dhe e shumta i dyti janë sa për të zgjuar dentistin, kurse më pas rreth orës 9, nëse puna fillon në 8, dentisti është më i vëmendshëm e më i zgjuar për punën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button