Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli nuk kanë qenë kurrë të dashur, del gënjeshtra e pabesueshme

Për disa vite me radhë, fansat kanë besuar se dy aktorët e telenovelave, Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli kanë pasur mes tyre një histori dashurie. Madje, për partnerët thuhej edhe që po planifikonin dasmën dhe ishin në pritje të një fëmije, lajme që më pas nuk rezultuan të vërteta. Por, thashethemet e fundit tregojnë se gjithçka ka qenë një gënjeshtër e madhe.

Mediat lokale tregojnë se mes tyre nuk ka pasur kurrë asgjë, por romanca e dy partnerëve në telenovela ishte një gjetje marketingu e “Televisa (kompanisë së prodhimit të telenovelave)”. Sipas tyre, ky thashethem u shpik gjatë xhirimeve të telenovelës “Lo Que La Vida Me Robo”, e cila nisi me një shikueshmëri shumë të ulët dhe më pas u kthye në një sukses të jashtëzakonshëm. Asokohe Angelique sapo ishte ndarë nga producenti Jose Alberto Castro, ndërsa Sebastian nga aktoria Aracely Arambula.

Por, në versionin që aktorët u servirën fansave, thuhej se ndarjet erdhën pasi ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Miqtë e aktores kanë konfirmuar se në të vërtet ajo u nda Castro për shkak të xhelozisë së tij dhe për diferencën e madhe të moshës.

Ndërsa nga kompania e produksionit konfirmohet se Sebastian u nda nga Aracely sepse ajo donte ta martoheshin dhe të bënin fëmijë, por aktori nuk ishte i gatshëm për atë hap. Producentët u kishin kërkuar aktorëve që të nënshkruanin një kontratë ku pranonin që të shtireshin si një çift i vërtetë.

Në kontratë përfshihej pjesëmarrja në evente së bashku, daljet e herëpashershme në publik si çift dhe udhëtimi jashtë vendit të paktën njëherë në vit bashkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button