E vërteta e çifteve që postojnë gjatë gjithë kohës në Facebook foto të lumtura

Të gjithë e njohin të paktën një çift të Facebookut, selfiet dhe postimet e të cilëve tingëllojnë një romancë dashurie nga ndonjë film hollivudian.

Por e dini çfarë? Ata në fakt mund ta urrejnë njëri-tjetrin, sipas Metro.co.uk.

Seksologu Nikki Golfstein ka folur për Mail Online. “Shpesh njerëzit që postojnë më shumë janë ata që kërkojnë vlefshmëri për marrëdhënien e tyre nga njerëzit e tjerë në rrjete sociale. Pëlqimet dhe komentet mund të jenë aq vlerësues sa që kur dikush është me të vërtetë duke kaluar vështirësi në marrëdhënie, ky është momenti kur ata rregullohen, jo nga veprimi që bën një person në çift, por nga ajo çfarë thonë njerëzit e tjerë për ta”, ka thënë ai.

Kjo mund të jetë gjithashtu edhe një tregues se një partner kontrollohet nga tjetri, sipas Goldstein.

Hulumtimet e mëparshme nga Universiteti Brunel, kanë gjetur se njerëzit që postojnë shpesh foto me partnerin e tyre romantik kanë vetëbesim të ulët dhe me shumë gjasë e urrejnë njëri-tjetrin, sipas hulumtuesve, të cilët anketuan 555 përdorues të Facebook-ut.

Gazeta Express

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button