Beatrix zbulon sekretin: Më fal mami, ta mbajta fshehur për 5 vjet

Beatrix Ramosaj ka shfaqur gjithmonë imazhin e vajzës së mirë, të brishtë e të ndjeshme, por edhe shumë të edukuar. Megjithatë, këngëtarja duket se ka edhe anën e saj të “errët”. Bëhet fjalë për sekrete, që këngëtarja i ka mbajtur fshehur për një kohë të gjatë, derisa tani më në fund vendosi t’i ndajë me fansat dhe jo vetëm, shkruan revista Class.

Trixa, siç e thërrasin miqtë, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të realizuar në vitin 2012, por që deri tani e ka fshehur prej mamasë së saj Antigona.

Në foton në fjalë këngëtarja shihet duke konsumuar një cigare, në shoqërinë e stilistit Niko Komani.

Pas publikimit të fotos, Beatrix i ka kërkuar falje mamasë së saj,  të cilës i është drejtuar me fjalët, ““Fotoja ishte shkrepur në 2012. Vdisja për këtë foton atëherë dhe nuk e postova kurrë, sepse isha me cigare në dorë dhe nuk ma dinte mami. Më fal mami”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button