Galliani zbulon përforcimin e madh të Milanit (FOTO)

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka konfirmuar negociatat me Evertonin për transferimin e mesfushorit Gerard Deulofeu.

Ish futbollisti i Barcelonës është objektiv i madh i “Rossonerëve”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Jemi në bisedime për Deulofeu, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Evertoni e di se ne mund të marrim lojtarë vetëm në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicioni”, ka deklaruar Galliani, përcjell “lajmi.net”.

Palët pritet të arrijnë marrëveshje në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button