Joshua – Klitschko thyen rekordin britanik për shikueshmëri

Mbi 80 mijë bileta janë shitur për përballjen e madhe të kategorisë së rëndë në boks mes britanikut Anthony Joshua dhe ukrainasit Vladimir Klitschko, ndërsa rritja e kapacitetit në Wembley pritet të bëjë këtë meçin më të madh në histori të boksit britanik.

Dy gjigantët e peshës së rëndë do të ndeshen mes vete më 29 prill për titujt IBF, WBA dhe IBO, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Me një numër aq të madh të biletave të shitura për meçin në Wembley është barazuar rekordi britanik, ndërsa promotori Eddie Hearn ka konfirmuar planet për të rritur kapacitetin në stadium deri në shifrën e 90 mijë ulëseve.

Biletat totale kanë kaluar rekordin britanik që e kishte më herët meçi i zhvilluar në Wembley mes Carl Froch dhe George Groves në vitin 2014, që kishte plot 80 mijë shikues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button