BESA akuzon se Bogovina po përmbytet nga mbeturinat, Komuna: Ekipet tona janë në terren

“Këto ditë dimri, kur na ka mbuluar bora, më së shumti janë gëzuar aurotitet e Komunës së Bogovinës, sepse ajo e ka mbuluar edhe turpin e tyre. Siç dihet, tashmë një kohë të gjatë qytetarët e Komunës së Bogovinës janë përmbytur nga mbeturinat, duke u ballafaquar me keqmenaxhim të skajshëm të mbeturinave, që janë kushti elementar për mirëmbajtjen e higjienës”, akuzon Lëvizja BESA, njoftonPortalb.

“Shtëpitë e qytetarëve në këtë komunë tashmë po shndërrohen në deponi, ngase mbeturinat nuk mblidhen nga askush prej më shumë se 3 javësh. Meqë nuk ka askush që kujdeset për këto mbeturina, një pjesë e tyre hidhet në mënyrë të pakontrolluar në pika kritike, gjë që drejtpërdrejt e rrezikon shëndetin e qytetarëve”, thonë nga Lëvizja BESA.

Nga Komuna e Bogovinës për Portalb thonë se, “s’kanë për çfarë të akuzojnë Lëvizja BESA”, pasi që siç thonë ata ekipet janë në terren dhe po punojnë, ndërkaq për fotografitë që na ka dërguar Lëvizja BESA, nga Komuna thonë se nuk i kanë parë dhe nuk e dinë ku i kanë bë.

“S’kanë çfarë të akuzojnë. Rrugët janë të pastruara, ekipet janë në terren. Çfarë fotografi? Nuk i kam parë. Ato mund të bëjnë tërë ditën fotografi, por në Komunë gjithçka është e pastruar”, thonë për Portalb, nga shërbimi për marrëdhënie me publikun të Komunës së Bogovinës.

Lëvizja BESA ka siguruar disa fotografi nga Komuna, ku më poshtë mund t’i shihni. /Portalb

Fotografi ie siguruar nga "Lëvizja BESA"
Fotografi e siguruar nga “Lëvizja BESA”
Fotografi ie siguruar nga "Lëvizja BESA"
Fotografi e siguruar nga “Lëvizja BESA”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button