Modeli i integrimit të islamit në Kroaci si shembull për Gjermaninë

Muftiu i Zagrebit Aziz Hasanoviç ka pritur në Qendrën Islame ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth. Tema kryesore e takimit ishte shkëmbimi i përvojës kroate për integrim më të mirë të Islamit në Gjermani dhe Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin në Qendrën Islame me myftiun Aziz Hasanoviç, ministri Roth shprehu dëshirën për të njohur modelin kroat të bashkëjetesës së pakicës muslimane në shtetin me shumicë katolike.

Roth ka thënë se Gjermania mund të mësojnë shumë nga tërë Evropa Juglindore dhe theksoi se Islami i vërtetë si fe paqësore nuk ka të bëjë asgjë me terrorizmin.

Ai theksoi se Evropa është një mjedis shumë llojësh ku Islami është pjesë e natyrshme dhe se Kroacia ka një bashkëjetesë cilësiore të këtyre dy feve.

Muftiu, ndër të tjera e informoi ministrin gjerman se Bashkësia Islame (BI) në Kroaci është pjesë integrale e ekipit kombëtar për integrimin e refugjatëve në shoqëri si dhe për angazhimet tjera të BI në lidhje me krizën e refugjatëve.

Si një dallim i madh në organizimin e BI-së në Kroaci dhe atyre në Gjermani, është vërejtur se në Kroaci, muslimanët, besimtarët me kombësi të ndryshme, janë bashkuar rreth BI-së në Kroaci, ndërsa në Gjermani nuk është rasti i njëjtë për shkak se muslimanët mblidhen më shumë në vijën kombëtare.

“Nga këtu dërgojmë sinjal se nuk duhet të kemi frikë nga Islami. Muslimanët këtu në Kroaci janë patriotë të vërtetë, demokratë dhe me bindje evropiane, ashtu edhe siç duhet të jetë”, tha pas takimit Roth.

“Jam i inkurajuar nga ajo që dëgjova dhe që është në interes të Gjermanisë si dhe faktin se situata në Evropë është duke u përmirësuar dhe se me forcat dhe përpjekjet e përbashkëta mund të ofrojmë një Evropë më të mirë dhe më të civilizuar”, ka thënë Myftiu Hasanoviç pas takimit.

Muftiu tha se Gjermania është “një aleat i natyrshëm i Kroacisë dhe se ky vend mund të jap një kontribut të konsiderueshëm në korrigjimin e islamofobisë dhe të gjitha ngjarjeve për të cilat jemi dëshmitarë sot në Evropë”.

“Shfrytëzoj nga ky rast që përvojat tona pozitive që kemi trashëguar për 100 vjet të plota t’i transferojmë bashkarisht në Evropë, sepse konsideroj se ne jemi model që mund ti shërbejmë Evropës në trajtimin e çështjes muslimane, por edhe ashtu botës islame në trajtimin e pakicës katolike”, tha muftiu Hasanoviç.

Ministri Roth informoi muftiun Hasanoviç rreth formimit të grupit në Gjermani të quajtur “Feja dhe Paqja” dhe e ftoi atë që të thellojnë bashkëpunimin me pjesëmarrjen e tij në shmangien e frikës nga Islami.

Vizitën zyrtare në Kroaci, ministrit gjerman Roth e përfundoi pikërisht me takimin me muftiun Hasanoviç. Roth bëri të ditur se gjatë mbrëmjes do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilës do t’i përcjellë përvojat e marra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button