Milloshoski: Platforma shqiptare marketing politik i Edi Ramës

Platforma e shqiptarëve është marketing politik i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka deklaruar Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, duke theksuar se angazhimi i Ramës në përpilimin e Platformës është kundër principeve të Kombeve të Bashkuara dhe paraqet intervenim në punët e brendshme të një shteti sovran, transmeton Portalb.mk.

Sipas Milloshoskit, partitë politike shqiptarë para opinionit dolën sikur të mos kenë kapacitet që të bëjnë një plaftormë dhe ju duheshte mbështetje.

Milloshoski ka folur edhe për PSP-në dhe mundësinë për të ndryshuar Kushtetuta.

“Nuk lëvizim nga qëndrimi jonë për PSP-në dhe Kushtetutën. PSP është institucion me porosi, ndërkaq në raport me ndryshimet kushtetuese, nuk kemi as nevojë e as mundësi kushtetuese që ta bëjmë shtetin binacional”, ka thënë Milloshoski në debatin e organizuar nga televizioni “Nova”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button