Objekti i ri i Komunës së Sarajit mbeti i papërfunduar, premtimet mbetën vetëm fjalë

Ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Sarajit u premtua nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në Platformën zgjedhore të vitit 2014, faqe 266. Si afat të fundit për përfundimin e punimeve në Platformë është dhënë viti 2015. Deri më tani (17.01.2017) ky premtim është i parealizuar, shkruan  Vërtetëmatësi, njofton Portalb.mk.

Më poshtë në mënyrë kronologjike do të lexoni si ka shkuar procesi premtimeve dhe mos-realizimit.

Me rastin e 19 vjetorit ditës së Komunës së Sarajit, kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani inspektuan punimet që po zhvilloheshin në ndërtimin e objektit të ri të Komunës së Sarajit. Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati premtoi që objekti do të jetë gati nga muaji maj i vitit të ardhshëm (maj 2016).

“Objekti i Komunës ka qenë i nevojshëm, por tani gjetëm hapësirë më të mirë financiare dhe u përcaktuam që të bëhet objekti i ri. Investimi është i pastër i Komunës së Sarajit, ku vlera e përgjithshme është 16 milion denarë, ndërsa hapësira është rreth 800 metra katrorë. Me këtë investim do të mbyllet faza e parë, pastaj do të vazhdohet edhe me fazën e dytë, ku po i njëjti objekt do të ngritet edhe një kat”. (burimi: ilirianews, 13.12.2015)

Përkundër premtimit të Kryetarit të Komunës së Sarajit, Bekim Murat se objekti do të jetë gati në maj të vitit 2016, kjo gjë nuk ndodhi. Deri më 31.10.2016 u arrit të finalizohen vetëm punimet ndërtimore të fazës së parë.  Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me funksionarët e tij, ishte në përurim dhe theksoi se objekti i Komunës së Sarajit në të ardhëm do të jetë i kompletuar, por edhe me objekt shtesë.

“Objekti i komunës sigurisht në të ardhmen do të jetë i kompletuar edhe me objekte shtesë, me të gjitha nevojat e qytetarëve të komunës së Sarajit”. (burimi: Zhurnal, TV Shenja 31.10.2016)

Ndërsa, Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati, u shpreh se ndërtimi i objektit të komunës së Sarajit, ishte më se i nevojshëm.

“Faza e parë e objektit të Komunës përfundoi me sukses dhe nga sot, administrate komunale është e vendosur në objektin e rijë dhe do të mundë që në mënyrë sa më efikase t’ju përgjigjet kërkesave të qytetarëve”.(burimi: Zhurnal, TV Shenja 31.10.2016)

Faza e parë e projektit u përfundua pas një vonese të vogël, megjithatë nga BDI u premtua edhe faza e dytë dhe tretë e projektit por asgjë nuk doli nga premtimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button