Lëvizja BESA: BDI-ja po mashtron dhe abuzon me objektin e teatrit në Tetovë

“Ashtu si të gjitha premtimet boshe të partisë shqiptare në pushtet, edhe projekti për ndërtimin e qendrës multi-funksionale të kulturës në Tetovë, e cila duhet ta përfshijë bibliotekën dhe teatrin, vazhdon të mbetet shumë larg realizimit”, thonë nga Lëvizja BESA.

Funksionarë të lartë të kësaj partie, thonë nga Lëvizja BESA, që nga viti 2013 në vazhdimësi i kanë gënjyer qytetarët e Tetovës se po angazhohen për ndërtimin e këtij objekti, mirëpo edhe ky premtim po shënohet në faqen e mashtrimeve dhe premtimeve boshe të tyre, duke e dëshmuar edhe një herë impotencën dhe mosinteresimin e tyre për këto projekte, të cilat kanë një rëndësi shumë të madhe për kulturën shqiptare në Maqedoni.

“Kjo na bën edhe më të bindur se BDI-ja më të rëndësishëm e konsideron teatrin politik, që po e bë me VMRO-në, ku në emër të një nacionalizmi të rrejshëm mundohen të vetëshpallen si heronj, sesa ndërtimin e qendrës kulturore në Tetovë. Lëvizja BESA, ashtu siç edhe ka premtuar në fushatën parazgjedhore, zotohet se do të angazhohet maksimalisht për hapjen e teatrove shqiptare në të gjitha qytetet shqiptare, do të angazhohet për renovimin dhe restaurimin e teatrove aktuale, do të angazhohet për organizimin dhe promovimin e “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Maqedoni”, për hapjen e bibliotekave nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare dhe zotohet se kulturës shqiptare do i qaset me seriozitetin maksimal”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Përndryshe, projekti për ndërtimin e Qendrës multi-funksionale të kulturës në Tetovë e cila do të përfshijë Bibliotekë dhe Teatër mbetet i parealizuar. Për herë të fundit është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 duke dhënë si afat të fundit për realizim vitin 2016, shkruan Vërtetëmatësi.

LEXO: Edhe viti 2017 i gjen të pa ndërtuara Teatrin dhe Bibliotekën në Tetovë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button