Maqedonia hyn në borxh edhe për 6.5 milionë euro

6,5 milionë euro do të jetë huaja e re që do të marrë Ministria e Financave përmes ankandit të letrave me vlerë me normë interesi prej 2,1 për qind. Shuma e njëjtë do të duhet të kthehet menjëherë ditën e nesërme në vlerë të njëjtë. Ky ankand është i dyti me radhë nga fillimi i këtij viti, njofton TV21.

Javën e kaluar Qeveria mori huanë e parë të vitit në vlerë prej 31,7 milionë euro, gjegjësisht rreth 16 milionë euro më shumë se shuma që si borxh i vjetër duhej të kthehej një ditë më vonë. Shuma e përgjithshme e borxheve të vjetra që janë për janarin e këtij viti është  38,54 milionë euro.

Goran Rafajlovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thotë se është duhet të bëhet një analizë e saktë dhe transparente lidhur me huamarrjen, për shkak se këto mjete nuk duhet të shkojnë për shpenzime joracionale.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë paraparë 18 ankande. Sipas të dhënave të fundit, Maqedonia ka borxh publik prej 4,76 miliardë euro apo 50,6 përqind nga Bruto Prodhimi Vendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button