Shkup, fitoi 200 euro në kuiz: I ndërprenë ndihmën sociale!

Këmbëzbathur, të uritur dhe të lodhur nga varfëria. Në këtë mjerim rriten tre fëmijët e familjes Ismaili nga Teneqe Mëhalla të lagjes së Fushë Tophanës, shkruan gazeta KOHA.

Së bashku me babanë e tyre Fariz Ismaili, ata bëjnë gjumin në një dhomë të akullt, të ftohtë, ku tani në këtë kohë dimri bora dhe ngrica depërtojnë në çdo qosh të shtëpisë. Shtëpia pothuajse është para rrënimit, ndërsa çdo orendi brenda saj është e kalbur dhe e mykur. Sikur nuk mjafton me kaq, kjo familje vuan edhe për të ngrënë, sepse atyre nuk ju mjafton ushqimi.

“Jetoj me tre fëmijët këtu, vajza e madhe është 14 vjeç mirëpo nuk është e zhvilluar sa duhet, pasi që kur ka qenë 7 muajsh ajo ka qëndruar në spital për gati 4 vjet, frikohet shumë, nuk mundë të dalë askund. Unë as me punu nuk po mundem, sepse nuk po kam kujt t’ia lë fëmijët.

23.00 AKTUALE Kur varfëria arrin deri............. (3)

Ai thotë se deri më tani ndihmë nuk ka marrë nga askush, përveç se miqtë ndonjëherë i dërgojnë për të ngrënë ndonjë gjë. Ndihmën sociale ia kanë ndërprerë. “Ndonjëherë miqtë çka më ndihmojnë për ushqim, faleminderit prej tyre, kanë dalë na kanë vizituar. Para prej askund nuk më vijnë, ndihmën sociale ma kanë ndërpre shkaku që njëherë isha në një kuiz e atje i mora 200 euro. Por çfarë janë 200 euro për mua, të gjitha për vajzën i dhashë nëpër spitale. Me ngrënë nuk po kemi, s’kam ku marr, nëse e shes ndonjë shishe plastike i marr 100 apo 200 denarë”, thotë ai. Me lot në sy Farizi tregon se si i ka vdekur bashkëshortja dhe e la vetëm me fëmijët, ndërsa thotë se më së shumti i dhimbset vajza e cila është e traumatizuar dhe plotë frikë që nga vdekja e nënës së saj.

Familja e Fariz Ismailit banon në Teneqe Mëhallë të Fushë Tophanës.

 

Për më shumë lexo: KËTU

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button