Vuçiq ua ndalon zyrtarëve shtetërorë që të deklarohen për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ua ka ndaluar ministrave, funksionarëve shtetërorë dhe shërbyesve tjerë publikë që të mos i komentojnë ngjarjet në rajon, shkruan Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Kështu ka mësuar jozyrtarisht gazeta “Blic” e Serbisë, e cila thotë se Vuçiq këtë vendim e ka marrë pas ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe ndalimit të trenit serb i cili ishte planifikuar të udhëtonte për në Mitrovicë të veriut nga Beogradi.

Në letrën dërguar ministrave, e cila u është dërguar dje, Vuçiq i ka lutur “të gjithë zyrtarët shtetërorë që, për shkak të ndjeshmërisë së situatës të mos japin deklarata, por t’ia lënë atij dhe që ai të jetë i vetmi që do të flas për marrëdhëniet me Prishtinën, Zagrebin e Sarajevën”, transmeton Koha.net.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka deklaruar dy ditë më parë se Serbia, nëse shfaqet nevoja, do të dërgojë edhe ushtrinë në Kosovë, dhe se do të shkonte edhe ai vet në luftë nëse do të paraqitej nevoja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button