Ja si duket pamja e vërtetë e shtëpive me fëmijë (FOTO+VIDEO)

Shtëpitë tona, shpeshherë janë të ҫrregullta, me rroba të shpërndara gjithandej, lodra të thyera, enë të palara, ushqim mbi tapet etj. – kjo është jeta e vërtetë e të gjithëve. Por nëse në shtëpi keni edhe të paktën një fëmijë, atëherë gjithҫka mund të imagjinohet se si duket. Incidentet janë fare të zakonshme, po aq sa edhe rrëmuja. Një shtëpi me fëmijë nuk është asgjë më shumë veҫse një uragan gati për të shpërthyer në ҫdo kohë, shkruan Revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Aurela Gaҫe është një prej personazheve që e ndan vazhdimisht realitetin e shtëpisë së saj pas ardhjes në jetë të Grace (sa të bëhet edhe Abigail për të luajtur). Disa javë më parë, këngëtarja postoi këtë video duke na treguar se “ky është realiteti”. Dhe, me siguri, jo vetëm i Aurelës.

Në një kolazh fotosh të publikuara së fundi nga shumë prindër në profilet e tyre sociale, zbulohet si është jeta e vërtetë e një shtëpie me fëmijë – e rrëmujshme, por e mbushur me shumë lumturi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button