Terroristi fshihej në Stamboll, u arrestua me 5 persona të tjerë

Autoritetet turke deklarojnë se kanë arrestuar autorin e sulmit në lokalin e natës gjatë ndërrimit të viteve në Stamboll, ku gjetën vdekjen 39 persona dhe disa të tjerë u plagosën, raporton Top Channel.

Sipas tyre, ai është uzbeku Abdulkadir Masharipov dhe së bashku me të u prangosën edhe pesë persona të tjerë.

Masharipov, i cili nga bashkëluftëtarët e tij njihet me emrin Abu Mohammed Khurasani u ndalua në një banesë në Stamboll, ku jetonte bashkë me djalin e tij 4-vjeçar, një shtetas tjetër nga Kirgistani dhe tre gra.

Guvernatori i Stambollit tha se ai ishte trajnuar në Afganistan.

Që të gjithë të arrestuarit, nga Uzbekistani, Kirgistani, Somalia, Egjipti dhe Senegali dyshohet se jane pjesë e një celule të ISIS-it që strehohej në periferitë e pjesës europiane të Stambollit.

Gjatë sulmit në lokalin e natës “Reina” në Stamboll humbën jetën 39 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Sulmi u mor përsipër menjëherë nga ISIS, që e interpretoi atë si hakmarrje për përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button