NPT-ja jo efektive edhe me autobusë të rinj

Enti Shtetëror për Revizion, në bazë të të dhënave për Ndërmarrjen Publike Transportuese (NPT) tregon së puna e saj ka qenë jo-efektive në krahasim me paratë që janë shfrytëzuar, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu nga ESHR-ja konstatojnë se problemet në transportin publik janë zmadhuar dhe se më shumë është përkeqësuar gjendja e transportit publik.

“Edhe pse NPT është restauruar, të dhënat nga puna e saj tregojnë të kundërtën e asaj që është pritur. Se sa është përmirësuar transporti publik i qytetit, shërbimi i ri dhe cilësia, nuk tregojnë tjetër përveç se më shumë kilometra të kaluara me qëllim të: zvogëlimit të udhëtarëve, shitjes së biletave dhe marrjes së udhëtarëve për zmadhim të kilometrave.”

Një nga problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët është se ato shpesh herë janë të detyruar që ti ndryshojnë stacionet e autobusëve, për shkakun se ato nuk ju mundësojnë arritje deri te destinacioni i nevojshëm. Kjo, sipas qytetarëve ndodh sepse linjat e autobusëve nuk përshtaten njëra më tjetrën.

-Edhe pse vendimi për ndryshim të linjave të autobusëve është sjellë që nga viti 2015, e njëjta as sot nuk është zbatuar.

“Për të tretën herë vendimi nuk është zbatuar, dhe kjo na çon në përfundimin se nuk ka kushte për zbatimin e plotë të saj.”

Krahas kësaj, problemet me komunikacion në Shkup shpesh herë janë zgjedhur edhe me largim të veturave të parkuara gabimisht. Kjo është bërë nga njësitë “Merimangës”.

Sektori i “Merimangës” në vitin 2014 kishte 8 automjete dhe ka tërhequr 13. 361 vetura, ndërsa në vitin 2015 ka tërhequr 14.395 vetura.

“Në bazë të të dhënave që i posedojmë, kemi vërtetuar se për dallim nga vitet e kaluara, kemi numër më të madh të veturave të marra nga njësitë e “Merimangës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button