Kina, Tramp dhe Bregzit prej sot në fokusin e Forumit ekonomik botëror në Davos

Kina, Donald Tramp dhe Bregzit pritet të jenë temat kryesore të Forumit të sivjetmë ekonomik botëror (WEF) në Davos, që nga sot e deri më 20 janar do ta mbledhë elitën globale politike dhe afariste, transmeton servisi publik britanik Bi-Bi-Si.

Forumi do të mbledhë rreth 3.000 pjesëmarrës, ndërsa Ksi Xhiping do të jetë presidenti i parë i Kinës i cili ka ardhur në takim vjetor të liderëve botërorë afaristë dhe politikë në Alpet zvicerane.

Pjesëmarrjen e presidentit kinez, siç transmeton Bi-Bi-Si, e përshëndeti themeluesi i WEF-së, Klaus Shvab, i cili apeloi deri te të gjithë pjesëmarrësit e sivjetmë “që ta tejkalojnë disponimin aktual të përçarjes dhe negativizmit”.

“Bota po transformohet në mënyrë teknologjike, ekonomike, sociale dhe politike. Nuk ka vendime të thjeshta, të gatshme. Ajo që është urgjentisht e nevojshme janë pragmatizmi dhe aksionet e orientuara drejt ardhmërisë, madje edhe në formë të hapave të vegjël, që të sigurohen rrëfime pozitive”, tha Shvab.

Edhe pse presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp nuk do të marrë pjesë në forum, për shkak se të premten e mori mandatin presidencial, njëri nga këshilltarët e tij kryesor, Entoni Skaramuçi, nesër do të flasë për planet e reja të presidentit amerikan.

Raporti i WEF-së për rreziqet globale, i publikuar në vigjilje të mbajtjes së forumit, treguan se pabarazia e rritur, populizmi dhe ndryshimet klimatike, janë rreziqet më të mëdha në botë në dhjetë vitet e ardhshme.

Për vetëm një vit nga mbledhja e vitit të kaluar të elitës botërore në Alpet zvicerane, bota në mënyrë drastike u ndryshua, vlerësoi paradokohe agjencia Rojters, duke i theksuar si ndryshime më të mëdha zgjedhjen e Donald Trampit për president amerikan, vendimin e Britanisë së Madhe që të dalë nga Bashkimi Evropian, si dhe pakënaqësinë e thellë të opinionit nga procesi i globalizimit, transmeton BTA.

Pjesëmarrësit e takimit në Davos sivjet do t’i shqyrtojnë edhe kanosjet e reja potenciale të cilat mund t’i sjellin zgjedhjet e ardhshme në Holandë, Francë, Gjermani, ndërsa me siguri edhe në Itali, në të cilat, siç njoftojnë mediat britanike, ekziston disponim i fuqishëm antiestablishment.

Raporti i WEF-së për rreziqet globale për vitin 2017 për herë të parë e thekson hendekun gjithnjë e më të madh në të ardhurat dhe pasurinë, duke vlerësuar se ky trend me siguri do ta caktojë zhvillimin e situatës globale në dekadën e ardhshme.

Kanosja nga protekcionizmi, siç thekson WEF, rreziku i ri afatgjatë, e as rreziqet e tjera, siç vlerëson, nuk janë zhdukur, për çfarë arsye çështjet klimatike sërish do të jenë pjesë e axhendës në Davos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button