Bora bllokon emigrantë në kufirin shqiptaro-grek

Policia Kufitare shqiptare e Kakavijës, pikës më të madhe që lidh Shqipërinë me Greqinë, tha se në bazë të një njoftimi të ardhur nga Pala Greke aksi rrugor Kakavije – Janinë është i bllokuar.

Sipas Policisë kufitare për shkak të reshjeve të dëborës ky segment është i pakalueshëm për mjetet e mëdha (kamionë dhe autobusë), ndërsa për mjetet e vogla aksi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, njofton Zëri i Amerikës.

Agjencitë ndërkombëtare të autobusëve të udhëtarëve pritet të shtyjnë oraret e udhëtimit per emigrants shqiptare deri në një njoftim të dytë nga pala greke.

Moti i keq ndërkaq nuk po frenon trafikun e refugjatëve qe hyjne nga Greqia ne Shqiperi.Policia kufitare shqiptare tha se pesë refugjatë sirianë u bllokuan në kufi dhe u riatdhesuan në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button