Ja si do të ndërhynte FSK-ja nëse do të ndodhte diçka në Kosovë

Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazi, ka qenë i ftuar në “Ora e Fundit” në Klan Kosova për të folur mbi situatën e fundit të krijuar në raport me Serbinë dhe situatën e sigurisë në përgjithësi.

Ilazi i pyetur se a ka kapacitete FSK-ja që të përfshihet në mbrojtje të vendit, ai ka thënë se “FSK-ja në rrethana të caktuar duhet të jetë në shërbim të qytetarëve”.

Gjenerali është shprehur i bindur se “janë pjekur të gjitha kushtet që FSK-ja të marr mision të ri”.

“FSK-ja ka armë të lehta dhe janë të gatshëm për çdo sfidë”.
Por, megjithatë Ilazi ka pohuar se për momentin nuk është në mandatin e tyre, çfarë normalisht ka për detyrë një ushtri e mirëfilltët.

Ilazi ka thënë se qëllimi kryesor i Serbisë me veprimet e fundit është destabilizimi i gjendjes në rajon e Kosovë.

“Serbia drejtpërdrejt ka provokuar, por në aspektin strategjikë Serbia nuk ka mundësi që në këto rrethana të prek integritetin e Kosovës, sepse kufijtë i garanton KFOR-i, por tani kemi edhe institucionet tona, që nuk duhet të lejojnë asgjë ilegale të hyjë në Kosovë”.

“Treni ishte një provokim për t’i realizuar ata objektivat e veta që mund të shkaktojnë incidente të përmasa jo të vogla”.

“Por, për shkak të reagimit të Kosovës, qeveria serbe nuk ka arritur të realizojë objektivat e tyre, uroj që kështu të jetë edhe në të ardhmen. Kohëve të fundit, mos të themi edhe viteve të fundit, ka pasur disa provokime të cilat kanë filluar të intensifikohen”.

“Edhe muri, në njëfarë forme pos që simbolizon, jep idenë e ndarjes, pastaj arrestimi i Ramush Haradinajt, pastaj edhe retorika e tyre, shihet se po lëvizin gjërat jo në drejtimin e sigurisë dhe paqes në rajonin tonë”.

“Ne kemi pasur shumë sinjale edhe në rajon, për shembull në Bosnje, në Malin e Zi, gjithashtu shfrytëzohet Maqedonia, mirëpo pretendim kryesore dhe prapa kësaj qëndron Rusia, ndërsa sateliti i saj besnik po shihet se është Serbia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button