Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe relativisht i ftohtë me të reshura të përkohshme të borës. Më shumë të reshura priten në pjesët jugore të vendit. Në juglindje të reshurat do të jenë të shiut dhe borës.

Temperatura e mëngjesit  do të lëvizë prej minus gjashtë gradë Celsius deri në një, ndërsa e ditës prej zero deri në pesë gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me borë të përkohshme. Temperatura e mëngjesit do të bie deri minus dy, ndërsa e ditës do të rritet deri në dy gradë Celsius.

Në dy ditët e ardhshme, të mërkurën dhe të enjten, moti do të jetë me vranësira të rrëmbyeshme të dëborës. Më shumë të reshura priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe të enjten paradite në pjesët jugore dhe juglindore të vendit, kur edhe do të ketë rritje të madhe të shtresës së dëborës për 20 deri në 30 cm. Temperatura këto ditë do të jetë pa ndryshime të mëdha dhe do të lëvizë  në interval prej minus katër deri në katër gradë Celsius.

Nga e premtja pritet mot stabil dhe i thatë me rritje të vogël të temperaturës së ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button