Tetovarja merr nën kujdes vajzën e braktisur

Vajza Hazbija Krasniqi e cila jetonte në kushte tejet të këqija, pranë lumit Pena, pa ngrohje, ushqim, ilaçe dhe kujdes të nënës, në pajtim me të atin e saj, është strehuar në një shtëpi të ngrohtë të një banoreje të Tetovës e cila deshi të jetë anonim.

Gruaja humanitare i ofron kujdesin e duhur vajzës, e cila sot është dërguar në mjek dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

E ëma e ka braktisur Hazbijen para disa javëve. Për të mezi kujdesej gjyshi i saj 65 vjeçar i cili mezi ecë. Ai ishte i detyruar që vajzën ta mbulojë me disa batanije që ajo të mos sëmuret në dhomë të ftohtë.

Babai i saj tërë ditën punon në deponinë e Tetovë, që të sjell qumësht dhe bukë për vajzën.

Edhe këtë pasdite e gjatim se si mbledh shishe plastike nga deponia. Ai apeloi tek institucionet që ta gjejnë bashkëshorten e tij dhe ta kthejnë te vajza pasi që ai i vetëm nuk mund të kujdeset për të.

“Nëse edhe ajo heq dorë nga Hazbija, atëherë më mirë për vajzën time është që të dërgohet në dom ose të kërkohet ndonjë kujdestarë për të”, tha babai i vajzës.

Nga SPB Tetovë, thonë se ekipet policore kërkojnë prindërit që nuk kujdesen dhe i lënë fëmijët e tyre minoren, pasi që kjo përbën vepër penale. Por që udhëzim për kërkim duhet të sjellet nga Qendra për punë sociale në Tetovë.

Drejtori i këtij institucioni Haser Sadiki njofti se është i njoftuar për rastin dhe që do të ndërmerren gjitha masat e nevojshme.

Pas stories së televizionit Telma për kushtet e rënda në të cilën jetonte vajza 19 muajshe Hazbija, numër i madh qytetarësh ofruan ndihmë në ushqim, veshmbathje, dru për ngrohje dhe produkte higjienike.

Hazbija momentalisht është strehuar në një shtëpi të ngrohtë, por ardhmëria e saj varet nga institucionet përkatëse por edhe nga vendimi i të ëmës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button