Aparate të reja në Klinikën për Toksikologji

Një numër i madh aparatesh të reja janë blerë dhe sjellë në Klinikën për Toksikologji, ndërsa pjesa më e madhe prej tyre janë vendosur në funksion. Bëhet fjalë për pajisje me vlerë prej 11,5 milionë denarë (rreth 180 mijë euro).

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili sot e vizitoi Klinikën ku u takua me menaxhuesit e këtij institucioni shëndetësor publik.

“Kjo Klinikë në masë të madhe funksionon si Qendrës Interniste Urgjente, vazhdimisht ballafaqohen me rritje të numrit të pacientëve. Nga viti në vit rritet numri i pacientëve, ndërsa edhe struktura e pacientëve është e ndryshme. Nga ky aspekt vendosëm të investojmë në pajisje të reja, zëvendësim i pjesshëm i pajisjeve aktuale të cilën e kanë pasur, pjesërisht blerjen e pajisjeve të njëjta, por në sasi më të madhe, për shembull numër më të madh monitorësh, ndërsa pjesërisht edhe pajisjes të cilat paraprakisht aspak nuk i kanë pasur” deklaroi Todorov, transmeton Koha.mk.
Theksoi se pret seriozisht të përmirësohet cilësia e punës së Klinikës dhe të lehtësohet puna e mjekëve dhe tërë personelit shëndetësor, si dhe të përmirësohen kushtet për pacientët në atë institucion shëndetësor publik. Blerja e stacionit të ri qendror monitorues, thekson, është diçka që nuk ka pasur këtu, ka pasur monitor, por në formë të stacionit qendror monitorues nuk ka pasur dhe nuk ka funksionuar diçka e tillë në këtë Klinikë.

Theksoi se me takimin me menaxhuesit e Klinikës kanë biseduar edhe për nevojën për kuadro. Kjo Klinikë, si edhe në numrin më të madh të institucioneve shëndetësore, theksoi ka vazhdimisht nevojë për kuadro të ri dhe mjekë, infermierë dhe teknikë mjekësor. Sipas tij, shëndetësia është fushë në të cilën nuk mund të improvizohet, posaçërisht në pjesën e kuadrove dhe gabimet të cilat janë bërë në të kaluarën po reflektohet dhe ndjehen dhe në këtë aspekt kanë obligim vazhdimisht të investojnë në potencialet njerëzore në shëndetësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button