Hapet sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Sot është hapur sesioni i ri parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën e VIII-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalës së tij në hapje të seancës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh se viti 2016 është mbyllur me një bilanc të pasur për Kuvendin e Shqipërisë, duke iu referuar miratimit të ligjeve për reformën në drejtësi.

“Sesioni që fillon është shumë i rëndësishëm, për mbylljen me sukses të angazhimeve tona për gjithë këtë legjislaturë. Angazhimi më i rëndësishëm natyrisht që mbetet përfundimi sa më shpejt i reformës zgjedhore dhe miratimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor për garantimin e zgjedhjeve ët lira. Inkurajoj punën e komisionit të posaçëm që të miratojmë sa më parë me konsensus ndryshimet në kodin zgjedhor”, u shpreh Meta.

Ai ka shtuar ndër të tjera se në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, roli  i Kuvendit është i pazëvendësueshëm dhe ka theksuar se ky rol duhet të forcohet më shumë në përmbushjen e detyrimeve për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian

Gjatë këtij sesioni pritet të zgjidhet edhe presidenti i ri i Republikës, para se të shpërndahet, pasi këtë vit mbaron edhe mandati i presidentit aktual  Bujar Nishani.

Kujtojmë se ky do të jetë sesioni fundit për këtë legjislaturë, pasi më 18 qershor 2017 në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button