Së shpejti fluturimi i parë në hënë nga një kompani private

Sipas gazetës “Florida Today”, Bob Richards, drejtuesi i lartë dhe bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike Moon Express me qendër në Cape Canaveral, ka theksuar se kompania ka siguruar burime të mjaftueshme për të dërguar mjet të vogël kozmik në hënë, raporton Anadolu Agency (AA).

Richards ka potencuar se përmes dërgimit të mjetit kozmik në hënë dëshirojnë të fillojnë epokën e zbulimeve në hënë me kosto të ulët.

Kompania ka deklaruar se ka mbledhur mbi 45 milionë dollarë nga investitorët private dhe fondet sipërmarrëse. Për ta testuar mjetin kozmik MX-1E i cili ka madhësinë e një makine larëse, kompania ka filluar me restaurimin e qendrës së lançimit Delta II në Stacionin e Forcës Ajrore në Cape Canaveral.

Vitin e kaluar Moon Express ishte kompania e parë private që ka marrë leje për udhëtim në hënë.

Ndërkaq, lançimi i MX-1E pritet të realizohet në fund të këtij viti.

Në garën Lunar XPrize të Google, kompania e parë private e cila do të dërgojë mjet kozmik në hënë, do të afrohet deri në 500 metra në sipërfaqen hënore dhe do të dërgojë fotografi dhe video me rezolucion të lartë në tokë, do të fitojë shpërblim prej 30 milionë dollarësh, ndërsa kompania e dytë do të shpërblehet me 5 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, Team Indus, ekipi i vetëm nga India që merr pjesë në Lunar XPrize, synon që në muajin dhjetor të lançojë mjetin në hënë përmes raketës së Organizatës për Hulumtime Hapësinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button