Ja pse votat e shqiptarëve të derdhura te opozita maqedonase duken të ‘dhimbshme’!

Siç më edhe tani dihet se në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016, pa dyshim se një numër i konsiderueshëm i votuesve shqiptarë madje edhe në mjediset e pastra me shqiptarë votuan për opozitën maqedonase të udhëhequr nga LSDM-ja e kryesuar nga Zoran Zaev.

Nuk dua të referohem sesa ishte numri i atyre votave dyzetmijë, pesëdhjetëmijë apo shtatëdhjetëmijë, një analizë më e thuktë nga njerëzit që e njohin këtë proces me siguri së shpejti me plus minus do të etablohet ndonjë prej shifrave.

Madje as që dua tani të ndalem në faktin se pse votuesit shqiptarë vendosën ashtu siç vendosën si e drejtë legjitime, kushtetuese e gjithsecilit. Arsyeja kryesore dihet DËSHPRIMI, nuk jam i mendimit se u joshën nga preferenca ‘Për një jetë më të mirë’!

Por ajo që dua të ritheksoj për së dyti herë, se këto vota nuk ka të drejtë morale në radhë të parë Bdi-ja madje edhe PDSH-ja ti trajtojë si të ‘Dhimbshme’.’

Dhembja’ që ndjehet për këto vota ka të bëjë me faktin se votuesit nuk ua mundësuan partive politike të ndërmjetësojnë si ‘matrapaz’ në tregtimin e verdiktit të votuesve shqiptarë. Sepse jo shumë larg kohë, ka shembuj se një mbështetje e tillë nuk ka ndodhur për së pari herë ndoshta me më pak për nga numri i votave po!

Të rikujtojmë se në zgjedhjet PRESIDENCIALE, kuptohet jo që nga kjo distancë e trajtoj si diçka skandaloze por si fakt i tregtisë politike me verdiktin e qytetarëve shqiptarë.

Pra në zgjedhjet presidenciale kur kandidat ishte ish-premieri dhe ish lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, BDI-ja me komunike zyrtare ftoi anëtarësinë për të mbështetur kandidatin e e LSDM-së Branko Cërvenkovskin duke akumuluar në konton e tij zgjedhore mbi 160.000 mi vota nga shqiptarët.

Madje ishte rasti i kandidatit për president tani më të ndjerë Boris Trajkovski kur PDSH-ja pa komunike por në një formë tjetër më mekanike i grumbulloi afro 200.000 vota nga shqiptarët.

Qytetarët atë botë për këto pazarime ndonëse fare nuk e vunë ujin në zjarr siç do të thonin të moçmit, e pse partitë një vendosje të drejtpërdrejtë të qytetarëve e konsiderojnë si moment të dhimbshëm (se kanë humbur shqiptarë) për këtë sqarime të mjaftueshme as kemi dëgjuar e as kemi lexuar.

Dhe në fund, përsëri pazarllëqet në zgjedhjet tjera presidenciale që pasuan, gjithsesi ishin mjaftueshëm të lexueshme si aheng për popullin ndërsa me rëndësi ishte ajo se çka ishin marrë veshtë me partnerët e qeverisjes.

Nëse diçka është super e dhimbshme është fakti se kjo mazhorancë një dekadëshe VMRO-BDI akoma ‘nuk dihet’ se për çfarë koncesioni e bënë zvogëlimin e cenzusit për zgjedhje të presidentit nga 50% në 40%, me modelin kurë presidenti zgjidhet në vota të drejtpërdrejta. Kjo ngjashëm si mosbalancimi i njësive zgjedhore në bazë Kodit zgjedhorë është pazarllëk i drejtpërdrejtë për nënçmimin, dhe nënvlerësimin e peshës politike të votës shqiptare. KJO ËSHTË FAKT I NOTUAR!

Tani e tutje si duket as komuniketë nuk do të bëjnë punë, por votuesi shqiptarë përsëri dinë të ju shpërblejë, por vetëm keni kujdes, kurë mos provoni të konstruoni sepse jeni të kuptueshëm lehtësisht.

Votuesit e kanë në dijeni se kurë humbën apo fituan partitë dhe kurë humbën apo fituan shqiptarët!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button