Shikoni si goditet aeroplani nga vetëtima (Video)

Vetëtima e ka goditur një aeroplan udhëtarësh, i cili sapo e ka lëshuar pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Vnukovo të Moskës në Rusi.

Boeing 747 që ishte nisur për në Sochi, e ka përballuar goditjen e fuqishme dhe nuk ka ndaluar për asnjë moment deri në destinacionin e paraparë.
Megjithëse fluturakja ka vazhduar pa problem, të pranishmit në tokë që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes, janë frikësuar për fatin e udhëtarëve dhe stafit.

“Mendova se do të rrëzohet dhe askush brenda nuk do të jetë gjallë. Ishte e frikshme”, ka thënë një grua që e ka parë goditjen e vetëtimës.

Mësohet se pas aterrimit, aeroplanit i është bërë kontrolli i hollësishëm, për të parë nëse ka pësuar ndonjë dëmtim./lajmpress

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button