Edhe viti 2017 i gjen të pa ndërtuara Teatrin dhe Bibliotekën në Tetovë!

Projekti për ndërtimin e Qendrës multi-funksionale të kulturës në Tetovë e cila do të përfshijë Bibliotekë dhe Teatër mbetet i parealizuar. Për herë të fundit është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 duke dhënë si afat të fundit për realizim vitin 2016, shkruan Vërtetëmatësi, njofton Portalb.mk.

Më poshtë në mënyrë kronologjike do të lexoni si ka shkuar procesi premtimeve dhe mos-realizimit.

Më 20.12.2013 është marrë leja për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ndërsa gurthemeli për fillimin e punimeve u vendos më 28.11.2014. Në këtë ditë, i pranishëm ishte dhe zv/kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi si dhe funksionarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Do fillojë ndërtimi i Teatrit dhe Bibliotekës, një vepër kapitale dhe meritore për Tetovën. Qeveria do vazhdojë me këmbëngulje të përmbushë premtimet që ka dhënë partia jonë në zgjedhje me të gjitha vështirësitë. (burimi: Yllpress.com,  28.11.2014)

Projekti i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës kap vlerën e 13 milion eurove dhe pritet të përfundojë në vitin 2015 (sipas Platformës Zgjedhore të BDI-së, zgjedhjet 2014).

Punimet e filluara (më 28.11.2014) nuk po zhvilloheshin sipas dinamikës së duhur. Drejtori i Qendrës së Kulturës, Haki Fazliu kishte njoftuar se punimet kanë ngecur si pasojë e neglizhencës nga ana e kompanisë së energjisë elektrike EVN, e cila duhet të dislokojë nënstacionin elektrik të tensionit të mesëm, që gjendet pikërisht në vendin ku duhet të nisin punimet.

“Është një objekt i vjetër, por edhe me shumë kabllo që shtrihen nën tokë dhe askush nuk mund ta bëjë përveç EVN-së. I kemi kërkuar që ta bëjë zhvendosjen, madje edhe me një letër urgjente, por s’na ka ardhur asnjë reagim. I kemi kërkuar edhe operatorit teknik që kemi angazhuar për punimet ta bëjë këtë punë në vend të EVN-së, por pasi është në pyetje një pikë nevralgjike e furnizimit me rrymë të qytetit, ngurrojnë të intervenojnë”. (burimi: Portalb, 20.01.2015)

“Përveç problemeve të ndërtimit, pengesë tjetër kanë paraqitur edhe pronarët e barakave përreth, të cilët u ankuan me pretekstin se procesi i punës për ndërtimin e objektit i dëmton ato materialisht. Kjo çështje tanimë është në fazën e dytë të procedurës gjyqësore dhe do të vendos ligji se çka do bëhet me ta. Në ndërkohë, kanë ri-filluar punimet“. (burimi: Portalb, 07.10.2015)

Ndërkaq, më 28.11.2015 edhe një vit pas fillimit të punimeve, problemet e lartpërmendura nuk arritën të zgjidhen. Udhëheqësi i projektit të ndërtimit të bibliotekës dhe teatrit të Tetovës, Haki Fazliu kishte deklaruar se objekti do të ketë dy kate më pak, si pasojë e ri-balancit të buxhetit të shtetit.

“Unë nuk shoh se janë shkurtuar mjetet por ka një korrigjim projekti i cili me projekt ishte i planifikuar tre kate nëntokësore për parkingje të qytetit me karakter publik nga këto tre tash për tash janë dy, dhe një pjesë e cila në nën kulm parashihej të jetë pra nuk shoh se janë shkurtuar dhe me mjetet që janë në diskonim besoj që do kompletohet ky projekt”. (burimi: Alsat-M, 28.11.2015)

As edhe në vitin 2016 objekti i Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë nuk arriti të ngritet mbi themele. (burimi: TV Shenja, 28.06.2016)

Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, si afat i fundit për përfundimin e punimeve u dha viti 2016.viber-image-2

Foto 1. Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014 *faqe 297

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button