5 gjërat që duhet t’i ndryshoni nëse jeni pa të dashur për një kohë të gjatë

Nëse tanimë nuk keni partner për një kohë të gjatë dhe ju pengon kjo gjë, duhet të bëni diçka për ta ndryshuar këtë situatë. Por, në vend që të prisni të gjithë rreth jush të ndryshoni dhe të bëhen ashtu siç dëshironi ju, është më së miri të gjeni një mënyrë edhe ju të ndryshoni.

Disa hapa të vogla për ndryshime të mëdha:

Përshtypja e parë është më e rëndësishmja

Mendoni se si silleni herën e parë kur dilni në takim me dikë ose nëse jeni njohtuar. Komunikimi joverbal është shumë i rëndësishëm. A jeni e lirë aq sa duhet, a flirtoni, a jeni shumë e bezdisshme ose e dëshpëruar? Duhet të kujdeseni që çdo gjë të jetë në rregull.

Jini në dispozicion

Tek secili dominon frika nga refuzimi. Meshkujve ndonjëherë u nevojitet të shohin cenueshmëri dhe qasje tek femrat, me qëllim që të trimërohen dhe të ndjejnë se kanë çfarë të ofrojnë. Kini kujdes, me qëllim që të mbroheni mos ta teproni dhe të jepni sinjale se kënaqeni vetë dhe nuk keni nevojë për dikënd.

Duhet të dini se çfarë doni, dhe çfarë jo, por mos jini shumë e strikte

Nëse nuk e dini se çfarë doni, atëherë së paku do të ishte mirë ta dini se çfarë nuk doni. Është mirë të keni një listë të prioriteteve, por nuk duhet të jeni shumë strikte dhe të mos lëshoni pe në asgjë. Ndonjëherë edhe ata që në shikim të parë duken sikur nuk janë aspak tipi juaj, mund të kthehen në partnerë idealë.

Jepuni njerëzve shansë të dytë

Kur të ndjeni se koha po ju kalon, ndoshta nuk duhet secilën shansë ta flakni tutje bazuar në përshtypjen e parë. Ndonjëherë njerëzve u nevojitet një shansë e dytë ose më shumë shansa që të shihni situata të ndryshme. Vetëm ashtu do të fitoni një pamje të qartë dhe do të kuptoni se për çfarë mund të bëni kompromis dhe për çfarë jo. Ndoshta disa gjëra në shikim të parë nuk janë edhe aq vendimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button