Test i shkurtër Frojdian. Cila është qasja juaj ndaj jetës?

Këto pyetje tipike Frojdiane ju ndihmojnë që të shihni thellë në sekretet e mendjes suaj të pandërgjegjshme. Merrni një stilolaps dhe një copë letër, “fikeni” logjikën, “ndizeni imagjinatën” dhe vazhdoni!

  1. I keni ngulur sytë detit. Çfarë ndjeni?
  2. Po ecni në pyll dhe po shihni poshtë në tokë. Çfarë shihni? Tani shkruani ndjesinë që patët.
  3. Shihni guacka deti që fluturojnë mbi kokën tuaj. Si ju bën të ndiheni kjo gjë?
  4. Po shihni kuaj që vrapojnë. Çfarë emocionesh patët?
  5. Jeni në shkretëtirë dhe keni një mur para jush. Nuk e shihni dot fundin e tij. Në mur ka një vrimë të vogël. Përmes saj shihni një oaz. Çfarë do të bëni?
  6. Ndërkohë që vini vërdallë në shkretëtirë, krejt papritur gjeni një ibrik plot me ujë. Çfarë do të bëni?
  7. Keni humbur në pyll gjatë natës. Krejt papritur gjeni një shtëpi me dritat ndezur. Mendoni se çfarë do të bëni.
  8. Je në mes të mjegullës dhe nuk sheh asgjë. Cila është gjëja e parë që doni të bëni?

Ja cila është domethënia e përgjigjeve tuaja:

  1. Kjo është qasja juaj ndaj jetës, emocioneve dhe dëshirave tuaja.
  2. Kjo është mënyra se si ju ndiheni për familjen tuaj.
  3. Qasja juaj ndaj grave.
  4. Qasja juaj ndaj burrave.
  5. Kjo është strategjia juaj për të zgjidhur problemet.
  6. Kështu e zgjidhni partnerin tuaj seksual.
  7. gatishmëria juaj për martesë dhe për të nisur një familje.
  8. Qasja juaj ndaj vdekjes. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button