3 gabime fatale të femrave për shkak të së cilave largohen meshkujt

Për tu pëlqyer meshkujve, femrat shpesh herë me vetëdije, ndonjëherë edhe pa vetëdije, e ndërojnë sjelljen e tyre dhe i bëjnë disa gjëra me të cilat mund të arrijnë vetëm efekt të kundërt. Mjaftojnë vetëm 3 gabime fatale që secili mashkull të ikë:

1.Kur lënë përshtypjen e një femre jo të sigurtë dhe të dobët Vetëbesimi i rrejshëm mund të zbulohet shumë lehtë. Në momente të caktuara nuk mund të kontrollohet, për ta pëlqyer ndonjë mashkulli disa femra fillojnë të bien shumë në sy në publik, kanë nevojë të tërheqin vëmendje, madje edhe fillojnë të flasin fjalë akoma më të këqija për ishët e tyre. Në këtë mënyrë lënë përshtypjen se duke lënduar të tjerët, ngriten vetë.

2.Kur harrojnë se edhe ai e ka anën emocionale Në përgjithësi është ai mendimi se meshkujt mendojnë vetëm për seks, prandaj shumë femra harrojnë se edhe ata kanë një anë emocionale të cilën mund ta shfaqin. Mundohen ta tërheqin vetëm seksualisht, duke menduar se ashtu do ta mbajnë të lidhur për vete. Sidoqoftë, për diçka më shumë se seks edhe meshkujve u nevojitet tërheqje emocionale.

3.Nuk dinë ta njohin potencialin për lidhje Femrat e dashuruara shpesh herë shohin potencial aty ku nuk ka. Nëse ato ndjejnë tërheqje të fortë, fillojnë ta injorojnë trurin dhe ta idealizojnë mashkullin apo marrëdhënien, ndërsa ai është larg potencialit për lidhje. Ka shumë rëndësi që çdo femër të mund të vërejë sinjale paralajmëruese si jointeresimi, agresiviteti që në fillim, me qëllim të mbrohen nga zhgënjimet e mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button