QSHP: Testimi ekstern do të përfshijë 18.600 maturantë

Me testimin ekstern të maturantëve do të përfshihen 18.600 nxënës nga vitet e fundit të arsimit të mesëm, njoftoi Qendra Shtetërore për Provime.

QSHP paraprakisht informoi se për shkak të vazhdimit të pushimit dimëror, testimi ekstern i arritjeve të nxënësve do të zbatohet prej 30 janarit deri më 3 shkurt të vitit 2017.

Një javë para testimit, nxënësit do të marrin informacione për ditët e testimit, ndërsa tre ditët para testimit (27 janar të vitit 2017) do të publikohen edhe lëndët në të cilat do të testohen.

Rezultatet përfundimtare do të publikohen më 7 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button