BDI kundër VMRO-së për “luftën” ndaj SOROS-it

BDI nuk është në një linjë me partnerin e deritanishëm qeveritar VMRO-DPMNE në çështjen e “desorosoizimit” të Maqedonisë. Derisa VMRO paralajmëron se epoka e tillë ka filluar, BDI thotë se me OJQ-të dhe fondacionin “shoqëri e hapur” kanë bashkëpunim të mirë, transmeton Alsat-M.

Duke mos iu referuar drejtpërdrejtë VMRO-së, nga BDI thonë se organet shtetërore duhet të merren me dyshimet e mundshme në aspektin e financimit të OJQ-ve dhe jo me veprimtarinë e tyre.

“OJQ-të duhet të kenë mundësitë të punojnë lirshëm. Fondacioni shoqëri e hapur (Soros) gjithashtu. Organet e shtetit duhet dhe do të reagojnë vetëm në atë rast kur ka dyshime në burimet e financimit apo nëse veprimtaria e tyre është e kundërligjshme. BDI do të vazhdojë të ketë bashkëpunim korrekt me OJQ-të në vend”, thonë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button