Adili vazhdon karrierën në Rumani (FOTO)

Skuadra e FC Shkupi ka mbetur pa njërin prej futbollistëve më të mirë të saj, Mevlan Adili i cili ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në ekipin rumun, UTA Arad, skuadrë kjo që garon në Ligën e Dytë. Adili në ka zgjedhur që përmes profilit të tij në “Facebook” të falënderon të gjithë ata që e përkrahën gjatë gjithë kohës.

Mevlan Adili (në mes) duke firmosur
Mevlan Adili (në mes) duke firmosur

“Faleminderit gjithë trajnerëve që më kanë sjellë deri këtu, falemenderoj FC Shkupin,  gjithashtu kryetarin Ejup Ademi dhe nënkryetarin Suat Alija, por një falënderim i veçantë deri te bashkëlojtarët e mi, në krye me kapitenin Suat Zendeli dhe me trajnerin e ri Ardian Nuhiu, të cilët më kanë përkrahur gjate gjithë kohës. Ju dëshiroj shëndet dhe suksese. Falemiderit “Shvercerave” dhe gjithë publikut. Emocionet kan kaluar, jam i lumtur për këtë hap që e kam bërë, njëkohësisht edhe i merzitur nga ndarja me klubin e zemrës, mirëpo gjithmonë do ju percjelli dhe do të jem tifoz i juaj, ky është qytet im dhe klubi im, asnjëherë lamtumirë, por vetëm mirëupafshim”, ka thënë Adili.

Të përkujtojmë se gjatë sezonit vjeshtor Adili ishte shtylla e mbrojtjes së Shkupit, ndërsa më parë ai kishte veshur për një kohë edhe fanellën e Shkëndijës së tetovës, për tu rikyhyer përsëri te Shkupi, prej ku edhe bëri hap tjetër në karrier drejt ligës rumune, te ekipi i UTA Arad. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button