2 vjet e gjysmë nuk ka çertifikatë të sigurisë për gjykatësit e rastit “Puç”

Edhe pas 2 muajve e gjysmë, dy gjykatëse në rastin “Puç” ende nuk kanë marrë çertifikatë të sigurisë, konfirmojnë për “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Nga pajisja me çertifikatë varet edhe data për seancën e ardhshme, ku në mesin e të akuzuarve gjendet edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish drejtori i DSK-së që ende nuk ka filluar.

Certifikata të sigurisë jep Drejtoria për siguri dhe informacione të klasifikuara, pas kontrolleve të sigurisë ndaj personave që kërkojnë certifikatë.

Ekzistojnë katër shkallë të klasifikimit të informacioneve, respektivisht sekreteve shtetërore, rreptësishtë e besueshme, e besueshme dhe interne.

Sipas Nenit 45, nga Ligji për klasifikimin e informative, varësisht nga shkalla e informacionit të klasifikuar për të cilën është parashtruar kërkesë për marrjen e certifikatës së sigurisë, bëhet kontroll i sigurisë në përputhje me nivelin e informacionit të klasifikuar, edhe atë:

  1. Shkalla e parë për informacionin e klasifikuar si “e besueshme”
  2. Shkalla e dytë për informacionin e klasifikuar si “rreptësishtë e besueshme”
  3. Shkalla e tretë për informacionin e klasifikuar si “sekret shtetëror”

Sipas Nenit 50 dhe 51 nga Ligji, kontrollet e sigurisë i kryejnë shërbimet kompetente dhe MPB për të gjithë personat dhe shërbimet kompetente në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkaq mund të zgjasin më së shumti deri në 6 muaj, transmeton Portalb.

Procedura për aplikimin e kontrollit të sigurisë zgjatë më së shumti:

  1. 1 muaj për kontroll të sigurisë nga niveli i parë,
  2. 3 muaj për kontroll të sigurisë nga niveli i dytë,
  3. 6 muaj për kontroll të sigurisë nga niveli i tretë.

Në raste më të komplikuara ose raste të jashtëzakonshme, afatet mund të zgjaten dyfish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button