Maqedonia “avullohet”, hajdutët gati për qeverinë e re me formacion të vjetër

“Nën barrën e dhunës institucionale, korrupsionit masiv, padrejtësisë, varfërisë, gënjeshtrave dhe urrejtjes ndaj njerëzve me integritet, populli po shkrihet sikur top bore në diellin e pranverës”, shkruan në kolumnën e tij të fundit eksperti ekonomik Petar Goshev, transmeton Portalb.mk.

Pritej që gjërat të ndryshojnë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të nis procesi normalizimit. Por, sipas Goshev, nuk mund të fillojë normalizime derisa hajdutët janë ende faktor në lojën vdekje a jetë për kombin.

“Në Europën lindore numri i banorëve është zvogëluar (nga 310 në 292 milion) ndërkaq, në rajonet tjera ka rritje absolute (8,9 milion) në Europën jugore. Sipas statistikave, Maqedonia në vitin 1991 ka pasur 2.033.946 banorë, në vitin 2003 ka numëruar 2.026.773, ndërkaq më vitin 2015 2.070.226”, veçon Goshev.

Pse i tërë rajoni është në rënie të numrit të banorëve?

Sepse, vlerëson Goshev, të gjithë kemi sëmundjen e njëjtë. “Të gjithë dolëm nga sistemi totalitar socialist- diku më i fortë diku më i butë. Nuk ka ndërmarrës në rajon që nuk do të ju thotë: “Nëse nuk punoni me pushtetin, nuk ka biznes, nuk ka para”. Substanca demografike e Maqedonisë nuk do të mund t’i mbijetojë ekonomisë së pasuksesshme, tensioneve të njëpasnjëshme ndëretnike, marrëdhënieve të pasinqerta mes fqinjëve dhe mungesës së bashkëpunimit”, shkruan Goshev, duke shtuar se më 2017 edhe më së paku 20 mijë persona do ta lëshojnë vendin, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button