Në cilat orë të ditës duhet të hash që të humbësh peshë më lehtë?

Dilema e të gjithëve mes ushtrime fizike dhe palestrës për të humbur peshë mbetet një prej më të mëdhave në jetën tonë dinamike. Ka shumë mënyra për të rrëzuar kilet e tepërta, por dieta mbetet një prej më populloreve, shkruan Revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Por a e dije se edhe orët gjatë të cilave ha mund të ndikojnë në shtimin ose jo në peshë?

Sipas një studimi të fundit, të hash mes orëve 8 të mëngjesit dhe 14 mund të të ndihmojë për të humbur peshë më lehtë. Pse?

Studiuesit e Universitetit të Alabama-s në Birmingham arritën në këtë konkluzion, pasi morën në shqyrtim rastet e 11 pjesëmarrësve për të parë se si funksionin trupi i tyre kur hanin vaktet mes orës 8 dhe 20 në mbrëmje, si dhe ditët kur hanin mes orëve 8 dhe 14.

Në ditët kur pjesëmarrësit nuk hanin pas orën 14, u vu re se kishin më pak dëshirë për të ngrënë, digjnin yndyrë më shpejt dhe kishin një fleksibilitet metabolik më të lartë (nuk tundoheshin nga ushqimet).

Natyrisht, është e kuptueshme se mes orës 14 dhe 20 është një kohë e gjatë pa ngrënë. Megjithatë, nëse ke dyshime që kjo mënyrë nuk është e duhura, atëherë mos e provo akoma. Por, sipas studiuesve, është një prej mënyrave që jep rezultat në rënien e peshë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button