Nëse lexoni këtë, nuk do përdorni më kurrë kaloriferët për t’u ngrohur

Në këto ditë të ftohta dimri, nuk ka asgjë më të mirë sesa një shtëpi e ngrohtë. Por kujdes, ngrohja me kaloriferë ju dëmton shëndetin. Me siguri të gjithë e keni vënë re se gjatë këtyre kohëve ju nevojitet një kujdes i veçantë për lëkurën, e cila pak nga i ftohti e pak nga ngrohja e gabuar thuajse është shkatërruar. Kontribut të veçantë për këtë japin kaloriferët, të cilët thajnë ajrin dhe ju dehidratojnë, shkruan Revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Një nga dëmet më të zakonshme është në buzë, të cilat plasariten lehtësisht dhe nuk kanë gjëndra për të përmirësuar hidratimin. Gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë rast është “piling” i butë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës në buzë.

Ndonëse duket tejet joshëse, në fakt duart nuk duhet t’i ngrohni në kaloriferë. Për shkak të rritjes së temperaturës, rritet rrjedhja e gjakut në venat e duarve, të cilat mund të plasin duke shkaktuar një ënjtje të pakëndshme. Gjatë dimrit rekomandohen produktet që përmbajnë glicerinë.

Përdorimi i kaloriferëve dehidraton në përgjithësi trupin tuaj, duke sjellë më pas edhe disa pasoja që vijnë prej tij, si për shembull dhimbja e kokës dhe ulja e rezistencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button