DAP: Paraqitja vjetore e tatimit deri më 15 mars

Qytetarët të cilët gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura shtesë më së voni deri më 15 mars e kanë për obligim të bëjnë Paraqitjen e tatimit vjetor (të dorëzojnë formularin PDD-GDP), njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP).

Që atje precizojnë se obligimi ka të bëjë me qytetarët të cilët vitin e kaluar 2016, përveç pagës ose pensionit ose të ardhurave të veprimtarisë bujqësore/të pavarur, kanë realizuar edhe të ardhura shtesë prej: qirave (dhënien e pronës – qira), të drejtave autoriale, pronës industriale, dividendit të paguar, fitimit kapital nga shitja e pjesëmarrjes në kapital dhe pronës së patundshme, fitimit individual prej lojërave të përgjithshme të fatit (lojërave të fatit në lotari, lojërave elektronike të fatit, lojërave shpërblyese dhe lojërave interaktive të fatit) në shumë më të madhe se 5.000 denarë, lojërave të fatit përmes faqeve të specializuara të huaja të internetit (e-tregti; shërbime të kryera përmes faqeve të specializuara p.sh. www.freelancer.com, www.upwork.com etj., vendosjen e reklamave në internet faqe personale, parashikimeve të tipeve për ndeshje sportive), të ardhurave personale nga jashtë për aktivitete që lidhen me punën në Republikën e Maqedonisë, nëse janë të angazhuar në ambasadë, ndonjë mision të ndonjë organizate ndërkombëtare…, të ardhura të tjera shtesë, jashtë pagës së rregullt dhe pensionit.

“Punëdhënësi, gjegjësisht paguesi i të ardhurave, i cili ka lëshuar të ardhura vitin e kaluar, ka obligim ligjor më së voni deri më 25 janar 2017 të japë llogari totale në të cilën do të jepen shumat e përgjithshme të të ardhurave të paguara, për tatimin e paguar personal dhe kontributet në vitin 2016. Fondi për sigurim pensional dhe invalidor (FSPI) jep të dhëna për pagesat, gjegjësisht llogari të bruto pensionit vjetor, kontributeve sociale dhe tatim personal, ndërsa Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) në pushimin vjetor të lehonisë, kontributin social dhe tatimin personal”, thonë nga DAP.

Paraqitja vjetore e tatimit është falas dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e DAP  http://www.ujp.gov.mk/mk/obrasci/opis/21.

“Në paraqitjen vjetore tatimore (formulari “PD-GDP”) është mundësuar hyrje kompjuterike në të dhënat në fushat e kërkuara. Pasi që do t’i plotësoni të dhënat, printojeni paraqitjen në dy kopje. Nëse jeni shfrytëzues i regjistruar në sistemin e-Tatime, Paraqitjen tatimore vjetore plotësojeni on-lajn dhe dërgojeni në mënyrë elektronike përmes https://etax-fl.ujp.gov.mk, porositin nga DAP.

Udhëzues i dobishëm gjatë plotësimit të paraqitjes është broshura “Paraqitje tatimore vjetore për vërtetim të tatimit personal të të dhënave”, që mund të merret në http://www.ujp.gov.mk/mk/publikacii/pogledni/2. Në të hollësisht është përshkruar se si të plotësohen të dhënat në çdo fushë, por janë edhe pyetjet dhe përgjigjet më të zakonshme të qytetarëve gjatë paraqitjes së të dhënave dhe tatimizimit me tatim personal të të dhënave.

Paraqitja e plotësuar tatimore vjetore mund të parashtrohet edhe në zyrën më të afërt tatimore të DAP ose përmes postës, ndërsa adresa e saktë dhe lokacioni i zyrave tatimore mund të merret në http://www.ujp.gov.mk/mk/kontakt/makedonija. Nëse paraqitja dërgohet përmes postës mjafton një formular, ndërsa nëse parashtrimi bëhet në sportelet e DAP nevojiten dy kopje.

Më shumë informacione mund të merren në Info qendrën 0800 33 000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button