Anketë: Maqedonasit janë “për” anëtarësim në NATO, por me disa kushte

Qytetarët e Maqedonisë edhe më tej janë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO (61.5%), por kur çështja do të vendoset në kushte të pranimit nën referencën IRJM ose ndryshimin e emrit, atëherë mbështetja për anëtarësim të tillë ndjeshëm bie, thuhet në anketën e “MKD-së” dhe “Brima-s”, njofton Portalb.

Në pyetjen, “a do të përkrahnit ose jo që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s?”, 61.5% nga të anketuarit janë përgjigjur për “po”, ndërkaq 26% janë kundër. Nëse shihet nga aspekti etnik, 55.2% nga maqedonasit janë për “po” dhe 32% janë për jo, ndërkaq te shqiptarët 77% janë përgjigjur me “po”, ndërkaq 13.2% kanë thënë “jo”.

Në pyetjen që nëse do të pranonit që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën IRJM, mbështetja bie në 34.9% nga ë anketuarit, ndërkaq kundër janë 41.9%. Kundër çfarëdolloj të anëtarësimit në NATO janë 10.8%. Nëse shihet nga aspekti etnik, 73% e shqiptarëve të anketuar, nuk e kanë problem që Maqedonia të pranohet në NATO me referencën IRJM, ndërkaq vetëm 18% e maqedonasve kanë dhënë  përgjigje pozitive për anëtarësim në NATO vetëm 18.6%.

Edhe më i madh është dallimi kur bëhet fjalë për ndërrimin e emrit të shtetit, si kusht për anëtarësim në NATO. Për anëtarësim të tillë vetëm 27.4% e të pyeturve pajtohen, ndërkaq  51.3% janë kundër. 68.9% janë “kundër” që ta ndërrojnë emrin me kusht që të anëtarësohen në NATO, ndërkaq 76.3% janë “për” ndërrim të emrit që Maqedonia të anëtarësohet në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button